Sport

Mandzukic drejt Katarit, i thotë po Al-Gharafas

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 16 September 2019

Edhe pse ka qenë një nga lojtarët që aktivizohej më shumë nga Massimiliano Allegri për shkak edhe të përshtatshmërisë së tij në shumë role të sulmit, me largimin e teknikut livornez dhe ardhjen e Sarrit, Mario Mandzukic ka humbur shumë shkallë në hierarkinë e sulmit të skuadrës bardhezi duke zbritur në rreshtin e fundit.

Për këtë arsye bomberi kroat ka vendosur të largohet nga Torino që në shtator pasi nuk dëshiron të ngrohë stolin. Mesa duket Mandzukic i ka thënë po ofertës që i ka mbrritur nga Katari teksa ka pranuar të transferohet te skuadra e Al-Gharafa.

Në Katar 33-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Juventusit për kartonin e lojtarit Al-Gharafa do të derdhë 10 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera