Sport

Manchester City shkatërron Chelsean dhe i rimerr kreun Liverpoolit

Autori: E.M 18:54 | 10 February 2019

Skuadra e Manchester Cityt e ka mposhtur Chelsean më rezultat të thellë 6-0, në ndeshjen e javës së 26-të në Premier Legaue, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e luajtur në “Etihad Stadium” skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka shkatërruar Chelsean duke ia shënuar plotë 6 gola.

Golat për “Qytetarët” i realizuan Aguero 3x, Sterling 2x dhe Gundogan.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore të madhe Manchester City ia rimerr kreun Liverpoolit, më pikë të njëjta nga 65, por The Reds kanë një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa Chelsea pas kësaj humbje e humb vendin e katër në renditje dhe tani renditet i gjashti më 50 pikë aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa Manchester Unitedi rrëmben pozitën e katërt më 51 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera