Opinione

Ma ruaj dhe mos ma ngacmo Reçakun

Autori: Emin Ahmeti 16:12 | 06 December 2019

Pakujdesia institucionale sjellë kokë dhembje dhe pagjumësi te qytetarët e Kosovës, e në veçanti te banorët e fshatit Reçak të komunës së Shtimes, kur dëgjojnë deklaratat e zyrtarëve serb se “Ndodhia e Reçakut qenka trillim”.

Këto deklarata çuditërisht viteve të fundit po shpeshtohen nga zyrtar serb, vendor e të Beogradit.

Ja ku arrin mendja e armikut dhe strategjia dominuese e tyre në mosveprim.

-Advertisement-

20 vite pas masakrës e cilësuar dhe e njohur me epitetin “masakër kundër njerëzimit”, nuk u ngritën padi, kallzxime penale apo ndjekje të kryerësve, shumë prej të cilëve janë të njohur.

Listat me emrat e disa prej pjesëmarrësve, shume herë, reçakasit i formuluan e dorëzuan në UNIMK e zyra të ndryshme vendore përgjegjëse për të hetuar e zbuluar krimet e luftës.

Shumë herë bënë thirrje për të vepruar sa nuk është bërë vonë pasi deshmitarët po vdesin, po vjetërsohen dhe po i lëshon kujtesa.

20 vite pas lufte, kryerësit e masakrës që e njohu Gjykata Ndërkombëtare, enden të lirë dhe askush nuk i ndjek.

Sikur të ishin dënuar kryerësit, në zinxhirin komandues, e deri te bartësit e kufomave, pamjet e të cilave ende i kemi të freskëta derisa trupat e të vdekurve hidheshin nëpër kamionë, me arsyetimin për tua kryer obduksionin, sikur të ishte mish dalë afati, kurrë dhe kurrë nuk do të kishte mundur dikush nga Serbia të mohoi këtë vepër barbare që u bë mbi fshatarët e një fshati të vogël, por me zemër të madhe.

Por ja që nuk u mor askush me ta dhe tani dëgjojmë deklarata të tilla fashiste.

Jam më se i bindur se ata, zyrtar e shtetas serb, nuk do të ndalen vetëm me deklarata, por edhe me lobime të ndryshme edhe me shkrime të ndryshme, dhe me gjithçka që u vije në dorë për të paraqitur masakrën e Reçakut si të trilluar.

Ata janë në gjendje të paguajnë edhe njerëz si dëshmitarë për të dëshmuar rrejshëm në favorin e tyre.

Mendja e tyre shkon aq larg, ndoshta sa ta bëjnë botën të mendoj se; gabuan kur për shkak apo shkas të Reçakut bombarduan Serbinë.

Dhe hipotetikisht nëse kjo ndodh, (e që nuk besoj, ama po më pengon pse po provohet) i bie që NATO ndërhyri gabimisht, e si pasojë çlirimi i Kosovës është ndodhi e gabuar, se aty u nis. Po, po në Reçak, e jo rastësisht ata përmendin Reçakun.

Ne e dim ëse shumë e shumë masakrat u bënë ndoshta edhe në numër më të madh viktimash, ndoshta edhe forma më brutale, ama jo saktësisht serbëve u dhemb Reçaku.

Po këto institucionet tona? Për 20 vite patën aq shumë punë tjera për të bërë sa as kompleksin memorial të ë rënëve në këtë vend nuk e rregulluan si duhet dhe as që e përfunduan fare.

As në tryeza bisedimesh kurrë nuk e përmendën Reçaku, e as që e trajtuan seriozisht pavarësisht se Reçaku është mbarimi dhe pikënisja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera