Lajme

Lushtaku ironizon me ministren Haxhiu e Nagavci: I kërkoj falje dy ministreve që ja kena prish ndejën

Autori: Gazeta inFokus 02:15 | 03 March 2023

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushkaku, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka ironizuar me ministren e drejtësisë Albulena Haxhiut, dhe ministren e arsimit Arbërie Nagavci, duke i kërkuar falje se ja kanë prishur ndejën, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tutje ka thënë se shpreson që të dyja ministret të mos kenë ardhur në Kuvend nën ndikimin e alkoolit.

“Së pari du me i kërku falje dy ministreve që ja kena prish ndejën ku e kanë pasë  në “Ministrinë e Kënaqësisë”, apo siç quhet ajo se me të vërtetë ka qenë ndoshta ndejë shumë e rëndësishme shpresoj që nuk kanë ardh nën ndikimin e alkoolit, po sidoqoftë shpresoj që nuk po merret si gjuhë seksiste se gjithherë kur fyen edhe kur kritikohen gjithmonë e marrin si një argument seksiste.”, ka deklaruar Lushtaku.

-Advertisement-

Ndryshe dy ministret kanë ardhur një orë e gjysmë me vonesë në seancën e kuvendit ku është edhe u diskutuar në lidhje me dialogun pasi që ato kishin shkuar në një ndejë së bashku, e ku më pas ato vendosën që të rikthehen në kuvend./Gazeta Infokus/

Kuvendi thellohet për dialogun, Haxhiu e Nagavci bëjnë pak qejf në ‘Ministrinë e Knaqësisë’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera