Lajme

Lushtaku: Albin Kurti pretendon t’i mashtrojë qytetarët e të mos japë përgjegjësi

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 27 April 2021

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në seancën e Kuvendit e cila përfundoi pak më parë, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti po mundohet t’i mashtrojë qytetarët duke mos iu dhënë përgjegjësi.

Lushtaku gjihtashtu tha se Qeveria u ka dhënë zero mbështetje qytetarëve gjatë pandemisë.

” Të për humbur në zyrat e qeverisë ata zgjedhin të zhvendosin vëmendjen e publikut. Është situata pandemike dhe sigurimi i vaksinës. Kur përmendim paaftësinë nga pamundësia për t’u ballafaquar me sfidat e vendit zgjodhi viktimizimin. Shumicë e qytetarëve kërkuan mos ikjen e përgjegjësisë.”

-Advertisement-

“Duke sajuar fraza po mundohen të lënë në hije pandeminë ekonominë e vendit. Albin Kurti pretendon t’i mashtrojë qytetarët e të mos japë përgjegjësi. E ne nuk do të lejojmë t’i bishtrojë përgjegjësisë së tij. Pra zero mbështetje për pandeminë”, tha ndër të tjera Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera