Lajme

Lulzim Basha kërkon ndërhyrjen e shtetit për ndaljen e trazirave në PD

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 08 January 2022

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me protestën në selinë e kësaj partie të organizuar nga Sali Berisha, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një deklarate ai tha se Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme.

“Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë”, thuhet në deklaratë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera