Konjufca: Sulmi terrorist në Banjskë identik me sjelljet agresore të Rusisë në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 02 October 2024
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist serb në Banjskë ka qenë replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës.
Konjufca në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se Rusia dhe Serbia kanë të njëjtën strategji destabilizuese.
“Sulmi terrorist që ndodhi ndaj Kosovës në Banjskë vitin e kaluar ishte një replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Trupat paramilitare serbe të trajnuar nga ushtria serbe, të pajisur me arsenal luftarak të ministrisë serbe të mbrojtjes, si dhe me zbatimin e aspiratës së Beogradit me nda Kosovës e synuan në mënyrë të hapur dhe mënyrë luftarake aneksimin e pjesës veriore të Kosovës”, tha ai.
Ai tha se pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe dhe siguri.
“Agresioni pushtues i Rusisë në Ukrainë e paraqet aktin e parë të një strategjie të destabilizimit më të gjerë të Evropës. Natyrisht Ballkani, në qendër Serbinë si një zgjatim të Rusisë do të ishte kapitulli i dytë i kësaj strategjie. As Rusia dhe as Serbia s’kanë hequr dorë nga kjo strategji sepse as Rusia s’ka hequr dorë nga bota ruse dhe as Serbia s’ka heq dorë nga bota serbe. Bile mendoj se ky termi bota serbe, që u prezantua edhe zyrtarisht nga autoritetet e Serbisë është një kopjim i botës ruse”, shtoi Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Rusia dhe Serbia janë të njëjta në metoda dhe qëllime. Ai tha se edhe dërgimi i armëve serbe në Ukrainë është bërë në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të Serbisë.
Përkitazi me këtë, duke përmendur mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Konjufca tha se Beogradi është bërë një kryeqytet i dytë për Rusinë.
“Për ata që nuk e shohin të mirëqenë krahasimin e Rusisë me Serbinë në metoda dhe qëllime. Zakonisht e përmendin faktin se Serbia po dërgon armë në Ukrainë, por këtu anashkalohet fakti se deri tash Serbia nga ky biznes i fitoi mbi 1 miliard euro. Andaj këtu nuk flitet për asnjë donacion, por për një veprimtari e cila unë jam i bindur se para se të bëhej është koordinuar plotësisht me Federatën Ruse….Serbia se ka dënuar asnjëherë agresionin e Rusisë mbi Ukrainën, s’ka pranuar as ti vendos sanksione dhe ka shërbyer haptas si një fasilituese e Rusisë për përballimin e këtyre sanksioneve, duke kthyer Beogradin në një kryeqytet të dytë të Rusisë brenda Evropës”, tha Konjufca.
Pjesë e kësaj konference ku u diskutua për ndikimin e agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane, ishte edhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili vuri në pah rizgjimin e hegjemonisë serbe në Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë.
“Unë nuk kam menduar që pas luftës në Ukrainë, do ta shohim rizgjimin politik të Evropës, por paralelisht kemi parë një rizgjim të hegjemonisë serbë në Ballkan”, theksoi ai.
Të tjera
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të miturve për vrạsjen e 18-vjeçarit në Podujevë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 10 vjet burgim për të miturin e parë...
-
Haradinaj: Rritja minimale e pensioneve duhet të jetë 50%, e jo 20%
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Anëtarësimi, Shqipëria nis bisedimet konkrete me BE-në
Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ...
-
Bajrami: VV-ja dhe Dejona duhet të ndëshkohen nga populli, kanë bërë pazare në dëm të qytetarëve
Sipas deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, VV-ja dhe Dejona Mihali duhet...
-
Seanca e jashtëzakonshme për faljen e ambalazhuesve të ujit, PDK-ja propozon anulimin e vendimeve për shlyerjen e borxheve
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen nesër në një seancë të jas...
-
“Së shpejti del e vërteta, dikush do të turpërohet” – Deputeti Enver Dugolli e mbron Kusari Lilën për komunikimin me Radojiçiq
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli,i ka dhënë përkrahje shefes s...
-
Në kafenenë e preferuar të Kadaresë – Sadriu publikon pamje me Presidenten të shkrepur në Paris në “momente reflektimi”
Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjo...
-
Sarrazin: Evropianët kanë të njëjtat qëndrime për sanksionet ndaj Dodikut
Lëvizje pozitive e ka quajtur emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manue...
-
Balje: Heqja e vizave për Bosnjën ndër momentet më të rëndësishme për neve si boshnjakë
Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës ...
-
Gërvalla takon ambasadorin Orav: Kosova pret trajtim me urgjencë të kërkesës për anëtarësim në BE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Vendosja e gurëve në shinat e hekurudhës, Trainkos: Akt me elemente terroriste
“Akt sabotimi me elemente terroriste”. Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trai...
-
Reagon LDK për mesazhet Mihali-Krasniqi: Strukturë kriminale, menaxhuan edhe oraret e reduktimeve të rrymës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi u publikuan komunikimet mes koor...