Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme, duhet një mentalitet i ri qeverisës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 02 October 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermani ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërimin e shtetit të Kosovës.

Ai ka shtuar se me “qasjen vet-izoluese” të Qeverisë Kosova është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme.

Haradinaj tha se këtë e theksoi Sarrazin.

-Advertisement-

“Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë. Për fat të keq, me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme. Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit.”

Haradinaj ka shkruar se “vet-izolimi i Kosovës” po sjellë dëme politike por edhe ekonomike.

“Vet-izolimi i Kosovës po na sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve.”

Ai ka thënë se Kosovës i duhet ndryshim urgjent dhe ka shtuar se AAK “ka potencial në inovacion dhe zhvillim”.

Sipas Haradinaj duhet një mentalitet i ri qeverisës.

“Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit. Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera