Sport

Lojtari i Real Madridit e përgëzon Malcomin për transferimin te Barça

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 25 July 2018

Pas finalizimit të një transferimi prej 42 milion eurosh te Barcelona, një nga të parët që përgëzoi dhe i uroi mirëseardhje Malcomit, ishte, në fakt, një lojtar nga rivali i përjetshëm i Katalanasve, Real Madridi.

Bëhet fjalë për Vinicius që i’u bashkua Real Madridit këtë merkato verore dhe mund të shpresojë tani në një përballje me bashkëkombasin e tij por si rival.

“Urime vëlla!”  – komentoi sulmuesi madrilen në foton e Malcomit, të cilën e publikoi në rrjetin social, Instagram. Një foto që shfaqte atë në zyrat e klubit Katalanas.

-Advertisement-

“Vëllezërit janë duke sunduar botën, Zoti të bekoftë.”  – ishin fjalët e fundit të Vinicus Junior në drejtim të bashkëkombasit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera