Lajme

Lladrovci tregon arsyen pse i liroi nga detyra dy drejtorët komunal

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 12 January 2023

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar sot nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale. Behët fjalë për Ruzhdi Lestranin që ka udhëhequr me Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë si dhe Egzona Jetullahu-Gjoshi, drejtoreshe për Zhvillim Ekonomik.

Lladrovci ka treguar arsyen e lirimit të tyre nga detyra, duke thënë se vendimin e ka marrë në pajtim më rrethanat dhe kërkesat që dalin para qeverisjes lokale, e që sipas tij nuk ka qenë vendim i momentit.

“Qeverisja lokale do energji e përkushtim të plotë andaj vendimi nuk ishte i ndikuar nga momenti, unë kam qëndrueshmëri në vendime dhe synoj të bëj punë sa më shumë e sa më të mirë për qytetarët me tërë kabinetin”, tha kryetari Lladrovci për IndeksOnline.

-Advertisement-

I pyetur se nëse pritet të këtë largime të tjera, Lladrovci u shpreh se asnjë drejtor nuk ka pozitë të garantuar andaj dëshiron më të mirën prej tyre.

“Asnjëri nga drejtorët nuk ka imunitet apo pozitë të garantuar sa jam unë kryetar. Kërkesa ime për drejtorët ka qenë dhe është e vazhdueshme të bëhet më shumë punë e më shumë të arritura. Ne kemi marrë besimin për të punuar për mirëqenien e qytetarëve, kjo duhet të dëshmohet me punë e vepra”, bëri të ditur Lladrovci.

Kryetari i Drenasit gjithashtu theksojë se nuk ka qenë një vendim i lehtë lirimi i dy drejtorëve nga detyra, edhe pse njëri nga drejtorët kishte kërkuar më herët të largohet nga kabineti i tij.

“Nuk ishte vendim i lehtë, sepse, së bashku kemi punuar me vite dhe kemi treguar performancë të shkëlqyer në nivel nacional. Edhe pse më herët njëri drejtor ka kërkuar lirim nga detyra, e kam konsideruar kohë të papërshtatshme për shkak të fundvitit. Vitet e punës së bashku, nuk kanë sjell ndryshim të pritur, prandaj, lirimi nga detyra ishte rrugë e vetme për të çuar tutje përkushtimin e tërë Kabinetit tim në realizimin e premtimeve të dhëna në fushatë para një viti”, ka thënë Lladrovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera