Sport

Liverpooli vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 28 September 2021

Skuadra e Liverpoolit e ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ kësaj radhe e kanë mposhtur Porton në udhëtim me rezultat të thellë 5-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e dytë të fazës së grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Estádio do Dragão’, golat për Liverpoolin i shënuan Mohamed Salah 2x (18’ dhe 60’), Roberto Firmino 2x (77’ dhe 83’) dhe Sadio Mane 83’).

-Advertisement-

Kurse golin e nderit për vendasit e realizoi Mehdi Taremi (75’).

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli kryeson Grupin B me 6 pikë, kurse Porto mbetet e fundit me 1 sosh.

Ndeshjen e radhës Liverpooli e luan në udhëtim te Athletico Madridi, kurse Porton e pret Milanin./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera