Liverpool i “rrëmben” një talent Chelsea-t
Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 23 February 2023
Mason Mount është kthyer në një çështje te Chelsea, për shkak të kontratës së tij e cila përfundon në verën e vitit 2024. Anglezi ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes dhe deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Ndërkohë sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë vendosur për ta nxjerrë në merkato mesfushorin në rast se nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Mason Mount në verë do të shitet për të gjeneruar të ardhura, pasi në rast të kundërt Chelsea rrezikon ta humbasë me parametra zero.
Alternativat nuk mungojë për sulmuesin dhe ai pritet të mos largohet nga Premier League. Liverpool është klubi më i kuotuar për të marrë shërbimet e 24- vjeçarit. “Të kuqtë” po zhvillojnë një sezon me ulje dhe ngritje, ndërsa në merkaton e verës do të synojnë disa transferime për të përforcuar skuadrën, për t’u rikthyer përsëri konkurues.
Vlera e mesfushorit në treg llogaritet afro 70 milionë euro, por Liverpool dhe klubet e interesuara mund të përfitojnë për ta transferuar me një shifër më të ulët për shkak të kontratës e cila përfundon në vitin 2024.
Mount po luan sezonin e katërt te Chelsea, teksa këtë sezon numëron 22 paraqitje në Premier League. Në total 24-vjeçari, numëron 190 ndeshje dhe 33 gola në të gjitha kompeticionet me “Blutë e Londrës”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































