Sport

Lirim Kastrati në histori të kampionatit kroat

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 18 September 2018

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati ka shënuar tre gola për Lokomotivën e Zagrebit, të dielën, në fitoren 5:2 ndaj Slaven Belupos.

Kështu Kastrati është bërë vetëm lojtari i tretë që ka realizuar “hat-trick” për Lokomotivën në kampionat.

“Lirimi me 19 vjet, 8 muaj e një ditë, është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar tre gola në një ndeshje në histori të HNL (kampionati kroat). I pari në listë është Davor Vugrinec, që në edicionin 1993\94 kishte shënuar tre gola kur kishte 18 vjet e 11 muaj”, ka shkruar të hënën sajti i skuadrës zagrebase.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera