Lajme

Lipjan: Arrestohet një person për dhunë në familje, i sekuestrohet një AK-47 e 94 fishekë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 25 February 2023

Një person është arrestuar në Sllovi të Lipjanit, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë ku janë sekuestruar një kallashnikov, tre karikatorë dhe 94 fishekë.

“Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera