Rozë

Liberta: Flaka m’dul për pak fllad…

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 17 November 2021

Liberta Spahiu është një nga moderatoret dhe femrat e estradës që të dallohet e bënë stili i veçantë.

Prezentuesja shfaqet gjithherë me veshje nga më të ndryshmet dhe me marka të njohura gjë që tregon se kujdeset mjaft shumë që të jetë sa më e paraqitshme, shkruan “Kosovarja”.

-Advertisement-

Së fundi, ajo ka postuar një set fotografik me poza të ndryshme ku ajo është kombinuar duke veshur një fustan të shkurtër e të zi me një gjemper dimri me ngjyra vjeshte, dhe dukej në formë të mirë derisa kishte vënë syze të zeza dhe flokët gështjenjë të lëshuara mbi supe.

Ndërsa, me anë të mbishkrimit që ka bërë në imzhe ajo është konfuze me kohën si dhe veshjen e saj duke treguar se ka vapë dhe njëjtën kohë të ftoftë.

“Flaka m’dul, po pak fllad…kurqysh mi ra n’fije”, ka qenë shkrimi i bukuroshes derisa kuptojmë se e kishte fjalën për veshjen që është kombinuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera