Lajme

Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 28 March 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukseset në politikën e jashtme.

Në një status në Faceboook, ndër sukseset, Kurti e vendosi edhe Këshillin e Evropës, ku më 27 mars Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës, por edhe liberalizimin e vizave,  që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, por që kriteret për liberalizim ishin plotësuar vite më parë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Vitin 2024 e filluam pa viza në Zonën Shengen e me pasaportë shumëfish më të fuqishme, të cilën nga janari na e njeh edhe Spanja. Vitin e katërt në qeverisje e filluam me lajmin e mirë për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Po vazhdojmë me lajmin tjetër të mirë që morëm dje nga mbledhja e Komitetit për Çështje Politike, në procesin tonë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës – si shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare në kontinent. Më 18 prill na pret Asambleja Parlamentare dhe një muaj më pas, në maj mbledhja e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Nga të dyja presim lajme të mira, pra që Kosova të anëtarësohet, dy vjet pas dorëzimit të aplikimit. Këto janë vetëm disa prej rezultateve. Sepse puna ka qenë e madhe, e gjatë dhe e pareshtur”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

-Advertisement-

Ndonëse, gjatë qeverisjes së tij Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet, Kurti e ka cilësuar si të suksesshme politikën e jashtme kosovare.

Ai i ka dhënë mbështetje edhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vendosëm ligjshmërinë, shfuqizuam vendime arbitrare dhe punësime të jashtëligjshme. Kështu, rritëm nivelin profesional të diplomatëve dhe përmirësuam dukshëm shërbimet konsullore në ministri dhe në misionet jashtë vendit.”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera