Sport

Lewandowski pas çmimi ‘The Best’: Ndihem fantasktik

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 18 December 2020

Ylli i Bayern Munichit, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit duke fituar çmimin ‘The Best’, shkruan Gazeta inFokus.

Duke lënë pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sulmuesi polak u kurorëzua me çmimin me të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Ndihem fantastik”.

-Advertisement-

“Jam shumë krenar dhe i lumtur të jem i sinqertë, është një ditë shumë e mirë për mua, po ashtu për klubin dhe shokët. Ky çmim i përket edhe atyre”.

“Të fitosh këso titulli dhe të ndash me Messin dhe Ronaldon, është diçka e pabesueshme dhe do të thotë shumë për mua”, është shprehur 32 vjeçari.

Kujtojmë se Lewandowski ishte lojtari favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit, por që u anulua për shkak të koronavirusit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera