Rozë

Ledrin dhe Majkun i bashkon një “baby” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 19 May 2017

Në prag të sezonit veror reperët më të njohur Ledri Vula dhe Majk kanë publikuar klipet e tyre të reja.

Përveç se janë këngë plot ritëm dhe të përshtatshme për këtë sezon, ato kanë një tjetër të përbashkët.

A e dini çfarë? Këtë sezon reperët i kanë kënduar dikujt ,bëhet fjalë pikërisht për “baby-n” e tyre. Kjo nuk është një gjë e re, por ajo çka na bëri të ndalemi këtu është fakti se “baby” duket më tepër si një trend i përdorur në klipet e fundit pasi po të dëgjosh tekstet e “U harrum” dhe “Katile” ajo përsëritet disa herë.

-Advertisement-

Mund të jetë një detaj i vogël por i jep mjaft kuptim pjesës tjetër të tekstit sepse pas “Baby” sigurisht që fshihet një tjetër emër. Një emër që askush përveç tyre nuk e di.

Pavarësisht se shumë prej këngëtarëve nuk bëjnë dedikime ose të paktën këtë thonë, dashur pa dashur na bëjnë të mendojmë se këto këngë janë një dedikim, transmeton blitz.al.

Gjithsesi me “baby” ose pa “baby” dimë të themi se ata na kanë surprizuar dhe ja vlejti pritja për publikimin e këngëve të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera