Lajme

LDK: Kosovës ende i mungojnë më shumë se 1600 të zhdukur nga lufta e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 30 August 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se derisa sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, Kosovës ende i mungojnë më shumë se 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

LDK ka kërkuar që përgjegjësit që kanë bërë krime mbi popullin tonë; vrasje, dhunime, maltretime, si dhe për fatin e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë të dalin para drejtësisë.

“Tash e 23 vjet familjarët e të zhdukurve presin me ankth për ndonjë lajm për më të dashurit e tyre. Është detyrë e institucioneve të Kosovës dhe secilit prej nesh që të bëjmë sa më shumë dhe ta kemi prioritet çështjen e personave të zhdukur, derisa fati i tyre nuk është zbardhur; ndërsa dhimbja dhe vuajtjet e familjeve vazhdon të jetë e rëndë”.

-Advertisement-

“Përgjegjësit që kanë bërë krime mbi popullin tonë; vrasje, dhunime, maltretime, si dhe për fatin e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë”.

“Të gjithëve na mungojnë; ata janë plagë e jona e përbashkët që nuk mbyllet pa e ditur fatin e tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera