Sport

Lazio vjen me njoftim zyrtar për Thomas Strakoshën

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 05 February 2021

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, kohëve të fundit ka pasur disa shqetësime, shkruan Gazeta inFokus.

Gardiani i Lazios ka shfaqur disa herë probleme në gju, madje mediat kishin raportuar se 25 vjeçari do të operohej, por këtë e kishte mohuar vet klubi.

Gjatë ditës së sotme, Lazio ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen fizike të Strakoshës, duke treguar se situata e tij është duke u monituruar vazhdimisht.

-Advertisement-

“Duke iu referuar disa lajmeve, që gjithashtu u shfaqën në gazetat e sotme, duhet të theksohet se Thomas Strakosha shfaqi ditët e fundit një traumë në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet instrumentale dhe klinike kanë përjashtuar nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale. Lojtari i është nënshtruar trajtimit konservator për t’u rehabilituar. Portieri bardhekaltër po monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit. Skenarët e tjerë nuk kanë asnjë bazë. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe absolut midis lojtarit dhe klubit. besimi, për profesionalizmin që lojtari ka treguar gjithmonë në skuadrën bardhekaltër”, thuhej në njoftimin e klubit italian, të cilin mund të gjeni me poshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera