Lajme

Laura Fazliu “rrugëton” drejt arit, kalon në finale të Grand Prix Upper Austria

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 07 March 2026

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur të kualifikohet në finale të turneut Grand Prix Upper Austria, pas një serie fitoresh bindëse gjatë garës.

Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë triumfoi me Ippon ndaj Leila Mazouzi nga Sllovenia.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare mposhti me Wazaari garuesen kroate Nina Cvjetko, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale.

-Advertisement-

Në gjysmëfinale, Fazliu vazhdoi me paraqitje të fortë duke e mposhtur me Ippon xhudisten gjermane Sara-Joy Bauer.

Njëherësh, në finale, Fazliu do të përballet me kampionen braziliane Rafaela Silva.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy