LAJMI I FUNDIT: Vritet një nxënës në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 16 May 2023
Vritet një 15-vjeçar në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në ambientet e shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 5 nxënës të klasës së 9-të.
Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën në spital nga plagët e marra.
Po ashtu një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.
Katër adoleshentët, mes tyre dhe autori, E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç janë shoqëruar në komisariat cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.
Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.”- njofton policia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse.

Të tjera
-
Sot një vit nga vra *sja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi në vuajtje të dënimit me burg të përjetshëm
Sot është bërë një vit nga vdekja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jet...
-
Letra e Deharit presidentes: Si asnjëherë më parë raporti për mandatet nuk u mbështet nga shumica, ju drejtohem për sugjerime
Kryesuesi i seancës konsituive, Avni Dehari, dje ndërpreu këtë seancë pa u mi...
-
Lista Serbe i reagon Gërvallës: Gënjeshtër pretendimi se do ta mbështesnim Kurtin, e përhapin për lojëra të brendshme
Lista Serbe tha se është “gënjeshtër e pastër” pretendimi se disa deputetë të...
-
Shtrenjtimi i rrymës, Çitaku: VV-ja, nënshtron qytetarin për ta sunduar më lehtë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar nd...
-
“Do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën” – letra e vajzës së Gjyljeta Ukellës te varri i nënës
Sot është bërë 1 vit nga vrasja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga j...
-
Pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, pritet rritja e çmimit të bukës
Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, industria...
-
Osmanit i shkon letra për bllokadën në Kuvend, zyra e saj thotë se po e analizojnë për t’i propozuar hapat e mëtejmë
Presidenca e Kosovës sapo ka marrë letrën nga kryesuesi i seancës së djeshme ...
-
Ish-gardiani Dragisha Milenkoviq dënohet me 7 vjet burgim për kr* ime lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dragisha Mil...
-
Rritja e çmimit të rrymës për herën e tretë brenda katër viteve, këto janë tarifat e reja: Nga 7.79 në 9.05 cent
Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), më 16 prill ka miratuar tar...
-
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh...
-
Haxhi Shala kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm në Kosovë, Specialja ia kishte refuzuar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për r...
-
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë
Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime. N...