Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Vdes një foshnjë në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 20 January 2023

Një burrë ka raportuar të enjten në polici se ka vërejtur se foshnja tij në orët e para të mëngjesit është pa shenja jete, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, ekipi mjekësor dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkaq, me vendim të prokurori, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera