Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes edhe foshnja e cila u aksidentua dje në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 25 February 2023

Ka vdekur edhe foshnja gjashtë muajshe e cila u aksidentua të premten në fshatin Hodonoc të Kamenicës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se foshnja ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ishte duke u trajtuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Hashani.

-Advertisement-

Kujtojmë se nga aksidenti i së premtes humbi jetën edhe një 33 vjeçar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera