Lajme

LAJMI I FUNDIT: PDK e pranon Justina Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 06 October 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente të Kosovës.

Hamza ka bërë të ditur se për PDK-në, Shiroka-Pula është emër i pranueshëm për presidente, pavarësisht se, sipas tij, partia nuk ka pasur mundësi të bisedojë paraprakisht me të.

“E dimë që janë orët e fundit. Nuk është dashur të ndodhë kjo, është dashur të ndodhë shumë më herët dhe mendoj që është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje dhe për situatën ku ndodhemi”, deklaroi Hamza.

-Advertisement-

Ai konfirmoi se PDK-ja do të shkojë në sallën e Kuvendit për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ne nga kjo konferencë do të shkojmë në sallën e Kuvendit. Ligjin për Dhomat e Specializuara…”, tha Hamza.

Sa i përket propozimit të Kurtit për presidente, Hamza tha se Shiroka-Pula është e pranueshme për PDK-në.

“Edhe pse s’kemi pasur mundësi të bisedojmë me zonjën Shiroka, për PDK-në është një emër i pranueshëm për presidente”, deklaroi ai.

PDK-ja ka propozuar gjithashtu deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate në procesin për zgjedhjen e presidentit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy