Fokus

Lajmi i fundit: Mbyllet grupi famëkeq “Albkings” në Telegram, Infokusi ju sjell detajet e rastit

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 26 February 2024

Një grup prej afro 200 mijë personave që titullohej “AlbKings” në rrjetin social Telegram ku në formë të tmerrshme cenohej privatësia e vajzave është mbyllur përfundimisht.

Në këtë grup përveç që publikoheshin pamje +18 të vajzave pa lejen e tyre, aty gjinia mashkullore publikonin edhe pamje gjatë akteve seksuale me to ku vërehej se xhiroheshin pa dijneninë e tyre në shumicën e rasteve.

Infokusi kishte raportuar për këtë grup qysh në muajin janar të këtij viti për të cilin më pas kishin raportuar edhe mediat e tjera në vend, mirëpo duke qenë se redaksisë iu kërkua nga policia që të bashkëpunojnë duke mos publikuar detaje pasiqë mund të prishen hetimet, Redaksia vendosi që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke mos publikuar asnjë detaj tjetër deri në mbylljen e këtij grupi.

-Advertisement-

Derisa po ashtu publikoheshin edhe të dhënat e tyre personale si numrat e telefonit, emrat dhe mbiemrat e në raste të shpeshta këto vajza edhe denigroheshin publikisht ne rrjetet e tyre sociale nga ky grup i burrave.

Por pas një pune të palodhshme të policisë së Kosovës ky grup është mbyllur, kështu ka bërë të ditur një burim i Infokusit brenda policisë së Kosovës derisa grupi nuk gjendet më në Telegram.

Infokusi ju sjell detaje në storien më poshtë se a ka pasur arrestime dhe çfarë pritet të ndodhë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera