Sport

LAJMI I FUNDIT: Lëndohet Mërgim Vojvoda në përballjen me Milanin  

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 12 January 2021

Milani dhe Torino kanë shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi koha e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, në sfidën që po luhet në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, që paraqitet për skuadrën e Torinos ka pësuar një lëndim në minutën e 82’ të ndeshjes dhe është detyrua të largohet nga fusha e lojës pas dy minutave.

Në vend të tij ka hyrë serbi, Sasa Lukic, pasi mbrojtësi kosovar lëndoi krahun dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera