Sport

LAJMI I FUNDIT: Kjo skuadër e Superligës ndërron stadium, ja ku do ti zhvilloj ndeshjet si vendas

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 23 November 2020

Skuadra e Arbërisë që nga fillimi i sezonit 2020/2021 në Superligë, ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi stadiumi në qytetin e Lipjanit nuk i plotëson kushtet për të luajtur futboll.

Por, këtë javë sfidën si vendas klubi nga Dobraja e Madhe ka vendosur që ta luaj në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Arbërisë në faqen zyrtare në facebook, por nuk ka treguar arsyen pse janë zhvendosur nga stadiumi i KEK-ut.

Arbëria të martën e pret Gjilanit në duelin e vlefshëm për javën e 14-të në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera