Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kalon ligji për Specialen edhe në lexim të dytë

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 06 October 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e jashtëzakonshme Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas zhvillimeve dhe diskutimeve të shumta gjatë ditës, deputetët i kanë dhënë dritën e gjelbër ndryshimeve ligjore që lidhen me funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Projektligji ishte miratuar më herët në lexim të parë, ndërsa sonte është proceduar për votimin përfundimtar në Kuvend.

-Advertisement-

Ligji u miratua me 88 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim..

Votimi vjen pas një dite me zhvillime intensive politike, ndërsa jashtë Kuvendit qytetarë të shumtë kanë qëndruar deri në orët e vona duke kërkuar miratimin e ndryshimeve në këtë ligj.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy