Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 20 December 2022

Ambasadorët e BE-së  kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim në Twitter të Presidencës Çeke në BE. Aty thuhet se ky çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj evropiane

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, thotë se pas miratimit nga ambasadorët e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky ka qenë hapi i fundit për këtë vit dhe në muajt e parë të vitit 2023 do të bëhet votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

-Advertisement-

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, shkruan Shasha./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera