Lajme

Devolli takon ambasadorin e ri amerikan në NATO, si dhe senatorë e kongresmenë

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 20 January 2025

Edhe një ditë e re në kryeqytetin amerikan, edhe një ditë e mbushur me takime të nivelit më të lartë të administratës së re amerikane nën Presidencën Trump 2 nga afaristi Shkëlqim Devolli.

Aksionari i Devolli Corporation ka pasur një takim të veçantë me ambasadorin në ardhje amerikan në NATO, Matthew Whitaker.

Devolli e ka falënderuar ambasadorin për kontributin amerikan në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe që Kosova sa më shpejtë të bëhet edhe pjesë e NATO-s.

-Advertisement-

Në Washington DC, sipërmarrësi kosovar ka zhvilluar takime edhe me senatorët, Ted Cruz dhe Dave McCormick, guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, si dhe kongresistin Peter Sessions.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera