Lajme

Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën 

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 20 January 2025

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur për punimet e autostradës së Gjilanit dhe urën e Saradranit.

Krasniqi është zotuar se këtë autosradë do të përfundojë Partia Demokratike e Kosovës.

“Autostrada për Gjilan do të bëhet e vërtetetë, do ta bëjë ne qysh i kemi ba të gjitha autostradat në këtë vend”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për asnjë projekt të përfunduar, sipas tij, kjo “Qeveri vetëm ka folur dhe punë nuk ka kryerë”.

“Prej zoti Kurtit nuk e di pse kanë pritë njerëzit ky su kanë në gjendje me ndërtu një fabrikë të keqapit që e ka pas premtu që ka me ba e po më ndërton autostrada. Këta nuk janë për me kry punë, këta janë për me folë. Mua me vjen keq por katër vite më vonë muna me thanën që për me folë, për fjalë e për propagandë janë pa konkurrencë na mujnë, për punë, nuk din me kry punë”, tha Krasniqi.

Ai madje ka përmendur vetëm urën në Saradran si sukses të kryeministrit Kurti.

“Përvec urës në Saradran në Istog që është bërë simboli infrastruktororë i kësaj Qeverie. Një projekt infrastrukturorë nuk është nisur”, ka potencuar ai.

I pari i PDK-së ka thënë nga mos puna e kësaj qeverie kanë ikur edhe nga debatet televizive.

“Kjo qeveri përfundojë. Ne po flasum për qeverinë e ardhshme. Katërvjecari i tyre flet më së miri. Për këtë arsyje kanë ikur nga debatet televizive”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera