Lajme

“Koha e artë e amerikanëve nis tani” – Fjalët e para të Donald Trump si President i ri i SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 20 January 2025

Pas betimit si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është duke e mbajtur fjalimin e tij të parë.

Që në fjalët e para, Trump tha se po rikthehet në Presidencë i motivuar dhe se do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.

“Koha e artë e amerikanëve nis tani. Vendi ynë do të respektohet përsëri në gjithë botën. Thjesht do ta vendos Amerikën të parën. Amerika do të jetë e madhe, e fortë dhe shumë më e pranueshme se kurdoherë. Rikthehem në kabinetin Presidencial i motivuar. Gjërat do të ndryshojnë që tani dhe do të ndryshojnë shumë shpejtë”, tha Trump, teksa fjalimi i tij është duke vazhduar. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera