Lajme

“Urime nga Putini” – Presidenti rus i hapur për dialog me administratën e re të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 20 January 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka uruar Donald Trump, përpara inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Putin tha se është i hapur për dialog me administratën e re të SHBA-së për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, duke u bazuar në një “paqe të qëndrueshme”.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

-Advertisement-

Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në këtë konflikt.

Trump ka thënë se përfundimi i kësaj lufte do të jetë prioritet kyç i politikës së tij të jashtme.

Në komentet e tij më të fundit, ai tha se shpreson ta arrijë këtë brenda gjashtë muajsh, por nuk zbuloi ndonjë plan të detajuar për këtë qëllim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera