Lajme

LAJMI I FUNDIT: Alarm për vërshime sonte

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 03 April 2023

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar orëve të pasditës në Kosovë, tashmë kanë filluar të intensifikohen në të gjithë vendin, të cilat në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, lokalisht do të jenë intensive, duke sjellur edhe vërshime në zona të caktuara, njofton Meteo Kosova.

Po ashtu, gradualisht në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut do të shndërrohen lokalisht në ato të borës, të cilat deri në mëngjesin e hershëm pritet pothuajse në pjesën dërrmuese të vendit të shndërrohet në borë. Në zona të caktuara priten reshje të dendura, duke krijuar edhe shtresa.

Era do të vazhdojë të jetë e pranishme nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 80 km/h, specifikisht në rajonin e Istogut. Ka mundësi për dëme materiale!

-Advertisement-

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së Martë në zona të caktuara, përderisa temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me maksimale prej 0 deri në 5°C.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera