Fokus

LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Jabllanicë të Pejës, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 22 August 2024

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Jabllanicë të Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident janë lënduar 3 persona.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 04:40, ku në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit”, ka thënë Gashi për Infokus.

Më poshtë gjeni pamje nga aksidenti që ka siguruar Infokus:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera