Sport

LAJMI I FUNDIT: Agim Ademi flet pas lajmit se Orges Bunajku ka pranuar të luaj për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 15 December 2020

Gjatë mbrëmjes së sontshme portali ‘Indeksonline’ raportoi se sulmuesi i Baselit, Orges Bunjaku, ka pranuar të luaj për kombëtaren e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë lajmi se 18 vjeçari ka pranuar ta veshë fanellën e Kosovës po del të jetë i pasaktë.

Kjo, pasi kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se Orges Bunajku akoma nuk e ka pranuar ftesën e Kosovës.

-Advertisement-

“Nuk është i vërtetë lajmi se Orges Bunjaku ka pranuar të luaj për Kosovën. Ne jemi në kontakte dhe bisedime që disa muaj, por që ende nuk kemi nënshkruar. Shpresoj që në të ardhmen e afërt, ai të jetë pjesë e ‘Dardanëve”, ka deklaruar Agim Ademi për Gazetën inFokus.

Orges Bunjaku aktualisht është pjesë e Baselit, ndërsa ka luajtur edhe me kombëtaren U17 dhe U19 të Zvicrës./Gazeta inFokus/

ORGES BUNJAKU I THOTË "PO" KOSOVËS | FUTBOLLI.INFO

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera