Ekonomi

Lajm i mirë për Kosovën nga Banka Botërore

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 19 October 2017

Raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore tregon se rritja ekonomike e Kosovës gjatë vitit 2017-të projektohet të jetë 4.1%, ndërsa në vitin 2018, 4.2%, shkruan Gazeta Blic.

Në raport shkruhet se Borxhi publik i Kosovës është i ulët mirëpo pritet të rritet shpejtë në 16.3% të BPV në vitin 2017 dhe në 20.3% të BPV në vitin 2019.

Ndërsa, zgjerimi i bazës së prodhimit nëpër sektorë të ndryshëm për shkak të vazhdimit të investimeve të mëdha, përfshirë këtu Investimet e Huaja Direkte, projektohet të rrisë eksportin dhe të zëvendësojë importe në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe të zvogëlojë deficitin tregtar në vitin 2019.

-Advertisement-

Investimet e Huaja Direkte në aspektin afatmesëm, priten të rritet nga nisja e parakohshme e zbatimit të MSA-së me Bashkimin Evropian.

Edhe këtë vit pritet zvogëlim i varfërisë, mirëpo më ngadalë se gjatë vitit 2016-të.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy