Lajm i mirë për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 13 April 2018
Vala e madhe e migracionit në Gjermani ka bërë që të rritet edhe numri i atyre që marrin ndihmën sociale (Hartz IV). Por në bazë të cilave kritere mund ta marrësh këtë ndihmë?
Sipas raportimeve në media që bazohen në të dhënat e Agjencisë Federale të Punës në fund të dhjetorit në Gjermani ka pasur 5,93 milionë vetë që marrin ndihmën sociale të shtetit të gjerman (Harz IV). Prej tyre afro gjysma, 2,3 milionë ka qenë të huaj. Edhe kjo shifër mund të përgjysmohet, 959.000 e këtyre të huajve nuk vijnë nga vendet europiane.
Grupimin më të madh e përbëjnë sirianët, 588.301 vetë marrin ndihmë sociale prej tyre. Çdo i katërti marrës i ndihmës sociale Hartz IV vjen nga Siria. Të dytët në renditje janë turqit, të pasuar nga irakianët dhe afganët.
Një pjesë e nevojtarëve vijnë edhe nga vendet e BE-së. Grupin më të madh të njerëzve nga BE që marrin ndihmë sociale (Hartz IV) e përbëjnë bullgarët (84.334 vetë). Pas tyre renditen polakët (80.517) dhe më pas rumunët (65.902 vetë).
Përmbushja e kritereve
Por jo çdokush që aplikon për ndihmën sociale mund ta marrë atë. Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Së pari ata duhet të provojnë se në Gjermani qëndrojnë në mënyrë legale. dhe se kanë leje të rregullt qëndrimi.
Ndërsa qytetarët që kanë ardhur në Gjermani si refugjatë e kërkojnë azil, e marrin ndihmën mbi bazën e ligjit për kontributet për azilkërkuesit. Nëse u lejohet qëndrimi në Gjermani, pra u njihet azili, ata mund të aplikojnë për ndihmë sociale tek Agjencia Federale e Punës, ku duhet të provojnë se janë nevojtarë.
Në përgjithësi nga të huajt kërkohet një dokument që nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend, si turistë për shembull. Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrimi si edhe kartën e identitetit. Kush vjen në Gjermani vetëm sepse kërkon punë, nuk ka të drejtë për mbështetje sociale. Në Gjermani marrin ndihma sociale qytetarë nga 193 vende të botës.
Nevojtar megjithë punësimin
Nevojtarë në konceptin e ndihmës sociale në Gjermani janë edhe ata që nuk i plotësojnë të ardhurat me punë. Shumë migrantë për shembull nuk e kanë të lehtë të gjejnë punë me sigurime sociale të detyrueshme në Gjermani. Nga 32 milionë personat që punojnë në kontratë të rregullt në Gjermani, 3,5 milionë ishin të huaj, por prej tyre vetëm 1,5 milionë ishin qytetarë nga vende jashtë BE.
Edhe qytetarë nga Siria për shembull apo Bullgaria kanë të drejtën e ndihmës sociale plotësuese, nëse punojnë në punë me rroga të ulta, me të cilat ata nuk paguajnë dot jetesën.
Rritet numri i të huajve me ndihmë sociale
Sipas Agjencisë Federale të Punës në shtator 2017 pjesa e personave me sfond migracioni që marrin ndihmë sociale në Gjermani përbënte 52%. Në fund të vitit 2013 ajo ishte vetëm 43%. Një person ka sfond migracioni në Gjermani kur ai vetë ose një prind nuk ka lindur në Gjermani.
Të tjera
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...