Lajme

“Lajm i rëndë”, ministrit i vdes bashkëpartiaku, e kujton me fjalë emocionuese

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 04 December 2021

Ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, sonte ka marrë një lajm të hidhur.

Krasniqi njoftoi se miku i tij i afërt, Ramizi Zizaku , ka ndërruar jetë.

Ministri tha se vdekja e tij është një humbje dhe dhimbje e madhe për familjen e shoqërinë.

-Advertisement-

“Lajmi për vdekjen tënde është sa i pabesueshëm aq edhe i rëndë miku im Ramiz.

Humbje dhe dhimbje e madhe për familjen e respektuar Zizaku, për të gjithë shokët dhe bashkëpuntorët e IRDK-së.

Do te kujtojmë ashtu siç ishe gjithmonë, intelektual i dalluar, burrë fisnik, shokë i afërt e mik i dashur.

Ngushellime Familjes Zizaku!

Pusho i qetë Kryetar!”, tha ai.

I ndjeri, Ramizi ishte përfaqësues i Partisë Egjiptiane në diasporë./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera