Lajme

Lajm i mirë për komunat që s’kanë noterë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 05 July 2022

Komunat të cilat nuk kanë noter, përkohësisht do t’i kenë ata – deri në finalizimin e projektligjit.

Këtë vendim e ka marrë Albulena Haxhiu, ministre drejtësisë me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Vetë deputeti i VV-së e ka kumtuar këtë përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

“Plotësim-ndryshimi i ligjit krijon mundësi që një Noter të dërgohet apo t’i ndryshohet selia përkohësisht nga ajo e përcaktuar në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohen shërbimet e nevojshme Noteriale dhe pa vakume kohore, duke siguruar Noterin një herë respektivisht dy herë në javë”, ka thënë ai.

Sipas tij “kjo është e mireseardhur në veçanti për bujqit, ngase nuk do të kenë më vështirësi dhe kosto shtesë për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim të subvencioneve dhe granteve në bujqësi”.

Gazeta Infokus muaj më parë pati raportuar për mungesën e noterëve nëpër komuna.

LEXO EDHE: Gati gjysma e komunave pa noterë, Ministria e Drejtësisë tregon kur do të hapet konkursi i ri

E në një përgjigje për Infokus nga Ministria e Drejtësisë nuk patën dhënë një datë se kur do të mbahet provimi për noterë të ri, mirëpo në përgjigjen e tyre thuhet se kjo do të ndodhë gjatë këtij viti.

“Emërimi i noterëve në komunat përkatëse pa noterë, ato me nga vetëm një noter, si dhe komunat që kanë nevojë për më tepër noter, do të bëhet pas procesit të ri të provimit të noterisë, përkatësisht gjatë këtij viti”, kanë thënë nga kjo ministri.

Pas këtij procesi, nga MD thanë se do të merren hapat e nevojshëm për plotësimin e numrit të noterëve në nivel vendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera