Lajme

Ky qytet i Ukrainës në gjendje emergjence për ujë dhe bukë

Autori: Ermirë Berisha 17:32 | 04 March 2022

Qyteti i Mariupolit ndodhet në një emergjencë të vërtetë humanitare, pasi që nuk ka ujë, energji elektrike dhe gjërat ushqimore po u mbarojnë, shkruan Gazeta inFokus.

Krye-bashkiaku i qytetit, ka treguar se situata në qytet është shumë e vështirë. Rezervat ushqimore janë në prag përfundimi dhe nëse nuk ka ndihma të shpejta humanitare, ky mund të jetë kapitullimi i një prej qyteteve më të rëndësishme në Ukrainë.

Ky qytet ukrainas është rrethuar prej pesë ditësh nën sulmin e forcave ruse dhe nuk ka ujë, energji elektrike, si edhe ushqimet po mbarojnë me ritme të frikshme./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera