Lajme

Ky është vëllai i “Kobrës” që u ndalua dje, për të cilin ai sot foli në Gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 04 January 2023

Dibran Hoxhaj dhe pesë të dyshuarit e tjerë janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prizren.
“Kobra” po akuzohet për vrasje të rëndë. Ai po dyshohet se ka vrarë Visart Cengun e ka plagosuar Rufgen Shehun.

“Kobra” është deklaruar sot para trupit gjykues, ai ka folur për Enver Amrllahin, vëllain prej nënës, i cili u ndalu dje bashkë me të.

Ai tha se vëllai i tij, Enver Amrallahin, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë.

-Advertisement-

Fjalët e para të “Kobrës” në gjykatë – flet për vëllain e tij

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahin, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha raporton Betimi për Drejtësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera