Lajme

Ky është rreshteri që ra në prangat e IPK-së si i dyshuar për fajde

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 02 March 2022

Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar një rreshter të Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për fajde dhe detyrim.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se zyrtari policor që ra në prangat e IPK-së është R.D.

Pas arrestimit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

-Advertisement-

Si u arrestua rreshteri Dreshaj?

Nga IPK-ja kanë treguar se Dreshaj është ndaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që ishte edhe në kërkim.

Po ashtu, nga IPK e konfirmuan se arrestimi i Dreshajt është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022 të zhvilluar nga Drejtoria për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale të fajdes dhe detyrimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera