Lajme

Ky është premtimi i Presidentes para 1 viti, a është mbajtur?

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 06 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte premtuar para një viti që do të mbillen një milion drunj në Kosovë brenda një viti.

Para një viti, në Ditën Botërore të Mjedisit, tri institucione në Kosovë kishin nisur kampanjën për ambient më të pastër. Presidentja Vjosa Osmani bashkë me ministrin Liburn Aliu dhe Faton Peci kishin njoftuar se për një vit do të mbjellin 1 milion drunj në gjithë vendin. Këtë e kanë konsideruar hap të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit. Për këtë u ishin bërë thirrje partnerëve të Kosovës që të bashkohen në këtë rrugëtim.

Presidentja Vjosa Osmani përmes video-kampanjës, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë treguar për nismën e mbjelljes së 1 milion drunjëve.

-Advertisement-

Kryetarja e shtetit kishte thënë se koha është për të lëvizur nga fjalët në vepra.

Por a është mbajtur ky premtim? Sot, një vit më vonë ende nuk është dalë me një njoftim zyrtar nga presidenca apo ministritë e përfshira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera