Ky është plazhi i Europës me më shumë foto në Instagram

Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 25 July 2022
Plazhi Étretat në Normandi, Francë, është plazhi më i fotografuar në Europë, sipas të dhënave nga Instagram.
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e qetë dhe festive – prandaj, nuk është fare e habitshme që plazhet e saj janë skenat e duhura për fotot e ëndrrave në Instagram.
Por, cili është plazhi më i fotografuar nga të gjithë? Thinking Traveller, kompani që ofron akses në vila ekskluzive dhe shtëpi luksoze në të gjithë globin, arriti të zbulonte se cili është plazhi i Europës me më shumë foto në Instagram.
“Plazhet europiane ofrojnë përvoja fantastike për pushuesit nga e gjithë bota. Që nga plazhet me rërë e deri tek ato shkëmbore, peizazhet e detit në Europë mund të duken të ndryshme nga njëra-tjetra, duke krijuar mundësi të shumta për të bërë fotografi magjepsëse, të denja për Instagram” – thotë The Thinking Traveler në një postim të fundit në blog.
Kompania pa nga afër të dhënat e hashtag-eve në Instagram për të gjetur destinacionet më të njohura dhe më piktoreske në të gjithë Europën, në një përpjekje për të ndihmuar turistët që të zgjedhin destinacionin e tyre të ardhshëm të pushimeve në plazh, i cili do të ishte i përsosur për të bërë foto.
Për të gjetur plazhet e Europës me më shumë foto në Instagram, ekipi shqyrtoi artikujt ekzistues mbi plazhet më të mira në Europë, të cilat i përdori për të krijuar listat bazë. Më pas, ai zbuloi plazhet më të postuara duke regjistruar numrin e postimeve në Instagram me hashtag-e të ndryshme që lidhen me plazhin.
Vendi i parë, sipas The Thinking Traveler, është plazhi Étretat në Normandi, Francë.
“Si një plazh i jashtëzakonshëm me guralecë të bardhë, Étretat është i njohur për tre harqet e tij dhe shkëmbinjtë e ngjitur me njër-tjetrin, të cilët ngrihen mbi ujërat në ngjyrë të gjelbër smeraldi si askund tjetër në planet,” tha kompania. Plazhi Étretat kishte 406,321 postime nën hashtagun #etretat.
Dikur një fshat për peshkim, kjo zonë u bë një strehë për artistët rreth fundit të shekullit të 19-të, kur ata u dyndën drejt këtij bregdeti falë bukurisë së tij të pamasë.
Ky plazh është aq i bukur sa vizitorët merrnin guraleca nga plazhi për të sjellë në shtëpitë e tyre një pjesë të vogël të kësaj parajse. Por, kjo bëri që miliona metra kub të këtyre guralecëve të zhdukeshin nga bregdeti. Kështu, tani është e paligjshme që të marrësh me vete qoftë edhe një guralec të vetëm nga plazhi.
Pjesa tjetër e 10 vendeve të para në listë përfshin Durdle Door Beach në Mbretërinë e Bashkuar me 265,276 postime në Instagram; Plazhin La Pelosa në Sardenjë, Itali, me 109,135 postime; Torre Lapillo në Pulia, Itali, me 95,083 postime; Plazhi Navagio (Plazhi i Mbytjes së Anijes) në Zakynthos, Greqi, me 80,824 postime; dhe Cala Luna në Sardenjë, Itali, me 75,012 postime.
Plazhet e tjera kryesore të gjetura në sondazhin e The Thinking Traveller përfshinin Salento, Punta Prosciutto të Italisë, Plazhin Playa de Muro në Mallorca, Spanjë dhe Porto Katsiki Beach në Lefkada, Greqi.
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...