Ky është një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares, postoi video edhe në ditën e ngjarjes
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 29 August 2022
26 vjeçarit që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë i është zbuluar identiteti nga mediet tjera. Emri i tij është Ekrem ndërsa mbiemri Rexhepi.
Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.
Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.
I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.
Në këtë rrjet social, ai shihet derisa me PickUp-in me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin, xhiron shumë e shumë klipe për ndjekësit e tij.
Videoja e fundit e tij është postuar dy ditë më parë, (27 gusht) ose saktësisht në kohën kur raportohet të ketë ndodhur dhunimi i dyshuar në Parkun e Lagjes Arbëria (ish Dragodan) në Prishtinë.
Në një nga këto video, ai xhirohej nga dikush duke dalë nga rruga e një mali të panjohur pikërisht me Pick-Upin (veturë transportuese) e përmendur nga Prokuroria Themelore.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturën) PickUp te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J. të cilën ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që psa pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç,” – përshkruhet në kërrkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
@ekremrexhepi269
Z. Rexhepi raportohet të jetë edhe dëgjues i muzikës që nxit mosbindjen ndaj autoriteteve të rendit dhe kriminalitetin.
Në një nga tekstet e njërës prej këngëve që i dyshuari ka postuar në profilin e tij në TikTok shkruhet si vijon:
“Ti folë për polici po ata shpinë as që ta dinë, S’e keni asnjë vepër (penale), qata për juve s’nijmë. S’e ki provu qelinë, s’e ke provu arratinë,”
Kujtojmë se Rexhepi tashmë është në paraburgim me vendim të Gjykatës ndërsa tre persona të tjerë janë në arrati të kërkuar nga Policia e Kosovës. Rexhepi ka qenë i dyshuar edhe për vepra të tjera penale por ishte lënë i lirë nga autoritetet.
Personat e apostrofuar janë të pafajshëm deri në një vendim ose aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata./nacionale.com
Të tjera
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...
-
Ramabaja: Kurti njihet botërisht si një prej kryeministrave më intelegjentë në Evropën Juglindore
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja në një debat televiziv e ka ko...
-
Sami Kurteshi thotë se interpretimi shkencor e nxjerr të pafajshëm për sulm
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...