Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 21 September 2026
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Express ka siguruar dokumentin, në të cilin PDK i referohet bazës kushtetuese dhe ligjore mbi të cilën janë themeluar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në pjesën hyrëse të Projektligjit thuhet se, duke marrë parasysh qëllimet e Amendamentit nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, synohet përmbushja e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës në lidhje me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dok. 12462, të 7 janarit 2011.
PDK i referohet gjithashtu Shkëmbimit të Letrave të 14 prillit 2014 ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.
Në dokument theksohet se ky shkëmbim, i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare, përcakton që të gjitha strukturat gjyqësore, gjykatat e specializuara dhe masat ligjore duhet të miratohen në përputhje të rreptë me ligjin e Kosovës dhe t’i nënshtrohen kontrollit kushtetues.
Në arsyetimin e Projektligjit përmendet edhe Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dok. 12462, i 7 janarit 2011, i cili lidhet me pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve në Kosovë.
Po ashtu, PDK rikujton Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese, të datës 14 prill 2015, përmes të cilit ishte shqyrtuar themelimi i Dhomave të Specializuara.
Sipas dokumentit, Gjykata Kushtetuese kishte konfirmuar se krijimi i Dhomave të Specializuara ishte në përputhje me nenin 103, paragrafi 7 të Kushtetutës, si një gjykatë e specializuar e arsyetuar nga nevoja për trajtimin e pretendimeve specifike të përcaktuara në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dok. 12462.
Projektligji vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, çështje që ka nxitur reagime dhe debat të gjerë politik e juridik në Kosovë.

T� tjera
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
-
Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshir...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...






























