Ky është biznesi më i kërkuar në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 31 July 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2017, i cili përmban të dhëna statistikore për bizneset e regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2017 janë regjistruar gjithsej 2 237 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2017), në këtë tremujor (TM2) ka pasur një rënie prej 21.5% të ndërmarrjeve të regjistruara. Po ashtu, rënie për 20.1% të ndërmarrjeve të regjistruara vërehet edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016).
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 623 ndërmarrje të regjistruara (28.0%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 278 ndërmarrje të regjistruara (12.0%); prodhimi me 234 ndërmarrje të regjistruara (10.0%); ndërtimtaria me 202 ndërmarrje të regjistruara (9.0%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 189 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); si dhe aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 613 ndërmarrje të regjistruara (27.4%); Ferizaj me 202 ndërmarrje të regjistruara (9.0%); Prizreni me 175 ndërmarrje të regjistruara (7.8%); Peja me 139 ndërmarrje të regjistruara (6.2%); Gjilani me 135 ndërmarrje të regjistruara (6.0%); Gjakova me 105 ndërmarrje të regjistruara (4.7%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

T� tjera
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...

































