Fun & Video

Ky beqar mbush qytetin me postera për të gjetur një grua!

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 06 January 2022

Kur shumica e njerëzve shkojnë në kërkim të dashurisë, ata i drejtohen aplikacioneve për takime ose uebsajteve për mblesëri, por Muhamed Malik po ndjek një rrugë krejtësisht të ndryshme.

Beqari 29-vjeçar nga Londra ka përdorur pankarta dhe reklama në qytetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar për t’u reklamuar tek të interesuarat e mundshme. Malik thotë se i pëlqen ushqimi, shakatë e mira, si dhe dikush që të mësojë më shumë për besimin e tij mysliman.

Reklamat shkruajnë: “Më shpëto nga një martesë me mblesëri” dhe mbajnë gjithashtu kontaktin në faqen e tij të internetit, kështu që gratë e mundshme mund ta kontaktojnë dhe të zbulojnë se çfarë kërkon.
Në një video në faqen e internetit, e cila quhet “Gjej një grua për Malikun”, londinezi thotë se është një sipërmarrës, një person që i pëlqen ushqimi, njeri fetar dhe po kërkon dikë që pëlqen mënyrën islame të jetës.

-Advertisement-

Në lidhje me arsyen pse ai ka zgjedhur një metodë kaq jofetare për të gjetur një partner, Malik thotë në faqe: “Unë thjesht nuk e kam gjetur ende vajzën e duhur. Është e vështirë. Më duhej të merrja një pankartë për t’u parë!”
Malik thotë gjithashtu se ai është i interesuar për “personalitetin dhe besimin” mbi çdo gjë tjetër dhe siguron se ai është një person serioz.
Beqari i kualifikuar gjithashtu e bën të qartë se nuk është kundër martesave me mblesëri, por thotë se fillimisht ai po kërkon të gjej vetë dikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera